99 Emrat e Bukur të Allahut

73

ٱلْأَوَّلُ

El-Euvel

I Pari

Ai që ekzistonte para çdo gjëje.

Përshkrim

El-Euvel është Ai, që ka qenë gjithmonë dhe para Tij nuk ka pasur asgjë. Ai është pa fillim dhe qëndron mbi çdo gjë me Veten dhe madhështinë e Tij.

El-Euvel i parapriu absolutisht çdo gjëje. Ai ishte, kur nuk kishte asnjë krijesë, dhe prej Tij filloi çdo gjë e krijuar.

El-Euvel e nisi procesin e krijimit të robit, të udhëzimit e të pendimit të tij. Çdo nismë në jetën e robit dhe çdo kthim i tij në rrugën e drejtë buron prej el-Euvel.

El-Euvel është Ai, që të inspiron t’i lutesh Atij dhe ta bashkon lutjen me përgjigjen e saj. Edhe lutja jote, edhe përgjigjja e saj vijnë prej Tij.

El-Euvel i paraprin çdo mirësie ndaj teje. Kushdo që të bën mirë, është vetëm sebep, meqë fillimi i asaj mirësie është prej Tij. Prandaj zemra duhet të lidhet vetëm me Allahun, jo me dynjanë ose me njerëzit.

El-Euvel i paraprin çdo të mire dhe synimi i arritjes së kënaqësisë së Tij duhet të jetë fillimi i çdo të mire. Nxitimi në vepra të mira është garë për të mbërritur sa më shpejt te i Pari. Robi duhet të kuptojë se sebepi nuk ka ndikim më shumë nga sa i ka caktuar Allahu, el-Euvel.

El-Euvel është Ai, që mbjell në zemrën e robit ndjenjën e varësisë qenësore dhe të nevojës së përhershme për Të. Çdo ndihmë ndaj robit buron vetëm prej Tij.